Basketboll

CILI ËSHTË BILANCI I DUELEVE TË SIVJETME, PRISHTINA – PRIZRENI?

Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina dhe Prizreni takohen sot në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës.
 
Në duelet e ndërsjella sivjet mes Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, prinë bindshëm skuadra kryeqytetase me tri fitore e një e tillë i ka takuar Prizrenit.
 
Kryeqytetasit mposhtën Ponte Prizrenin në xhiron e pestë, 85-89 në ndeshjen e zhvilluar në Prizren.
 
Më pas, prizrenasit u revanshuan për duelin e xhiros së pestë dhe në atë të 12-të, fituan në kryeqytet me rezultat, 70-80.
 
Në ndeshjen e tretë, Prishtina përsëri fitoi në udhëtim te prizrenasit, 66-74 dhe morri avantazhin e serisë.
 
Dhe në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave e vlefshme për Kupën e Kosovës, triumfoi Prishtina në gjysmëfinale me rezultat, 75-79.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.