Basketboll

EKSKLUZIVE: DATAT E ZHVILLIMIT TË NDESHJEVE TË LIGËS UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një periudhe të gjatë pritje për debutimin e saj, Liga Unike e basketbollit duket se më në fund po fillon.

Madje, AsistiOnline.com ka arritur të mësojë edhe datat se kur pritet të zhvillohen ndeshjet e shumëpritura të kësaj gare.

Sivjet drejtuesit e garës në bashkëpunim me FBK-në dhe FSHB-në, kanë vendosur që gara të jetë në formë të turneut, sikurse Kupa e Kosovës që u zhvillua sivjet(Final Eight).

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohet më 6 dhe 7 prill në Kosovë. Ndërsa, gjysmëfinalet do të zhvillohet në Shqipëri më 13 dhe 14 prill.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.