ÇEREKFINALJA E DYTË E LIGËS UNIKE, NUK DO TË ZHVILLOHET FARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Liga Unike e basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë fillon sot me një turne tejet interesant që zhvillohet në Rahovec.
Ndeshja e parë çerekfinale, luhet mes Vllaznisë dhe Pejës nga ora 16:00.
Ndërsa ndeshja e dytë çerekfinale e paraparë poashtu për ditën e sotme, Rahoveci – Teuta, nuk do të zhvillohet fare kjo për faktin se skuadra e Teutës së Durrësit është tërhequr nga organizimi.
Skuadra e Rahovecit me këtë vendim i bie se do të kualifikohet direkt në gjysmëfinale të Ligës Unike për edicionin e sivjetmë dhe sigurisht që i lehtësohet puna për finale.
Klubi i Teutës nga Durrësi dje ka njoftuar zyrtarët e Ligës Unike se në pamundësi për tu organizuar për një kohë të shkurtër, nuk do të marrin pjesë në Final 8 e sivjetmë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.