Basketboll

LAKERS ME SHUMË MUNGESA SHKATËRROJNË BROOKLYNIN!

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Lakers fituan me lehtësi ndeshjen e tyre të mëngjesit të së dielës nga NBA duke habitur kështu shumëkënd dhe duke shkaktuar befasi të madhe për të arritur në fund fitore 126:101 kundër Brooklyn Nets.

Për Lakers në këtë duel pos dyshes James-Davis të lënduar munguan edhe Kuzma, Gasol dhe Matthews teksa Schroder u largua nga loja prej gjyqtarit përshkak të një kacafytje me Irving kur po luhej çereku i tretë.

Në këtë ndeshje shkëlqyen me lojë të mirë të gjithë pjestarët e skuadrës, por në veçanti mbi të tjerët u dallua Andre Drummond me double-double prej 20 pikë dhe 11 kërcime si dhe Dennis Schroder që vetëm në 20 minuta lojë shënoi 19 pikë. Nga ana tjetër tek Nets mirë luajtën dyshja Irving-Durant, por pa mundur të duelonin dhe as ta shmangnin humbjen.

/AsistiOnline.com/

Rezultatet e tjera të ndeshjeve:

Toronto 135:115 Cleveland,

Philadelphia 117:93 Oklahoma,

Sacramento 112:128 Utah,

Houston 109:125 Golden State,

Washington 106:134 Phoenix,

Detroit 103:118 Portland.

https://www.youtube.com/watch?v=Hdm4hz3ayb8

Komentet janë të mbyllura.