Basketboll

RAHOVECI MPOSHT YLLIN DHE KUALIFIKOHET DIREKT NË GJYSMËFINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci ka arritur fitore me shumë vlera në derbin e xhiros së fundit në Superligën e Kosovës te meshkujt.

Rahovecianët kanë arritur që të mposhtin Yllin me rezultat përfundimtar të ndeshjes, 84-70.

Që në start, Rahoveci tregoi se e do më shumë se Ylli fitoren, duke triumfuar në dy periodat e para (26-19, 23-14) dhe shkoi në pushim me avantazh, 49-33.

Në pjesën e dytë, Ylli tentoi rikthimin por loja e fortë e Rahovecit sidomos në mbrojtje, nuk e lejoi këtë gjë dhe ‘vreshtarët’ fituan edhe çerekun e tretë (23-18). Në periodën e fundit edhe pse humbën(12-19) vendasit mbrojtën rezultatin dhe arritën fitore shumë të merituar.

Komplet pesëshja startuese e Rahovecit sot arritën pikë dyshifrore: Ed Daniel me double-double monstruoz (17pk, 20krc), Darrell Davis me 21 pikë, Arian Qallaku me 15 pikë, Altin Morina me 14 pikë e Alban Veseli me 11 pikë.

Te Ylli me lojë të mirë u dalluan: L.G Gill me 19 pikë, si dhe Bunjaku, Kastrati e Wilbekin me nga 15 sosh.

Me këtë fitore, Rahoveci kualifikohet direkt në gjysmëfinale të ”play off”-it të Superligës së Kosovës. Ndërsa, Ylli do të luajë në çerekfinale.

‘Vresharët’ stinorin e rregullt e mbyllin në pozitën e dytë me 46 pikë, 18 fitore e 10 humbje. Ndërsa, Ylli në pozitën e tretë me 45 pikë, 17 fitore e 11 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.