Basketboll

VËLLAZNIMI ME POSTIM FALENDERUES, PREMTON RIKTHIMIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas rënies nga Superliga e Kosovës, ka reaguar me një postim në faqen zyrtare të klubit edhe vetë skuadra e Vëllaznimit.

‘Kuqezinjët e Jakovës’ arritën ti rendisin 9 fitore në stinorin 2020/21 në Superligë, por përkundër këtij fakti nuk arritën që ti shpëtojnë rënies.

Një ndër sezonet më të mira qe ka pasur basketbolli kosovar. Edhe pse Klubi jonë arriti të shënoj 9 fitore nuk mjaftojë që të largohemi nga fundi i tabelës. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës lojtarëve që në gjdo ndeshje u munduan të japin gjithqka nga vetja dhe asnjëherë nuk u dorëzuan deri në fund, poashtu edhe për trajnerët që pa u lodhur bën një punë fantastike.Një falenderim i veqantë për kryesin dhe sponzorët që e ndihmuan klubin në ditët më të vështira .
Vëllaznimi do të rikthehet edhe më i fortë”, thotë njoftimi i gjakovarëve.

Vëllaznimi pritet që në stinorin e ri të garojë në Ligën e parë të Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.