Basketboll

CLIPPERS SURPRIZOHEN NGA NEW ORELANS, MPOSHTEN NË SHTËPI!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e tretë në konferencën perëndimore, LA Clippers u mposhtën befasisht nga New Orleansi në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultat 120-103.

Faktori kryesor për këtë humbje të mysafirëve nga Los Angelosi ishte saktësia e dobët për dy dhe tri pikë. Djelmoshat e Tyron Lue ishin të saktë 40% nga dyshet kundrejt Pelikanëve që ishin të saktë 53.7% ndërsa te treshet, Clippers vuajtën duke shënuar vetëm 31% të gjuajtjeve.

Te Pelikanët ishin 6 lojtarë me pikë dyshifrore. Edhe njëherë tjetër, gjurmë la Zion Williamsoni me 23 pikë e 5 asistime, ndërsa Eric Bledsoe dhe Lonzo Ball shënuan 36 pikë së bashku.

Te Clippers, Paul George nuk ishte në ditën e tij më të mirë duke shënuar vetëm 9 pikë me 3 kërcime e 3 asistime ndërsa më i dalluari ishte Terance Mann me 17 pikë.

Me këtë fitore, Pelikanët shkojnë në seri 27-34 ndërsa Clippers kanë 43 fitore e 20 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=01wZZXT4Ylc

Komentet janë të mbyllura.