Basketboll

MPOSHTIN CLIPPERS DHE PAS NJË KOHE TË GJATË RIKTHEHEN NË ”PLAY OFF”

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një kohe të gjatë mungese, skuadra e Phoenix Suns më në fund e ka siguruar një vend në ”play off”-in e 2021-tës në NBA.

Suns të udhëhequr nga Chris Paul me 28 pikë e 10 kërcime dhe Devin Booker me 21 sosh, triumfuan në mesnatë ndaj Clippers me rezultat 109-101.

Te LA Clippers s’mjaftuan për fitore, Paul George me 25 pikë e 10 kërcime e as Marcus Morris me 16 pikë.

Kjo fitore është e 44-ta për Suns sivjet, karshi 18 disfatave dhe ata tashmë kanë siguruar një vend në ”play off” për herë të parë që nga viti 2010.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=GPouqyfk62Y&feature=emb_title

Komentet janë të mbyllura.