Basketboll

TITULLI I SUPERLIGËS SË FEMRAVE VENDOSET SONTE NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Nata e sontme pritet të sjellë emrin e fituesit të titullit të kampionit në Superligën e Femrave në basketbollin kosovar.

Bashkimi dhe Penza do të ndeshen sonte në duelin e pestë final, për të përcaktuar emrin e kampionit të ri të Kosovës, trofe që aktualisht e mban Prishtina.

Seria aktuale mes skuadrave është 2-2. Takimin e parë e fitoi Penza në Prizren 63:84, kurse sfidën e dytë në Pejë e fituan vashat prizrenase 65:70. Në takimin e tretë skuadra prizrenase fitoi sërish 74:63, duke kaluar në epërsi 2:1, ndërsa ndeshjen e katërt e fitoi skuadra pejane 72:58, duke bërë që fituesi dhe kampioni të shpallet sonte në Prizren.

Në garat e rregullta këto dy skuadra u ndeshen katër herë, ku tri herë fitoi Bashkimi dhe një herë Penza.

Pasluftës Bashkimi e ka fituar gjashtë herë titullin kampion, kurse Penza e ka fituar tri herë.

Ndeshja Bashkimi-Penza zhvillohet nga ora 19:00 dhe do të transmetohet në ArtMotion.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.