Basketboll

PEJA KËRKON FINALEN, PRIZRENI DËRGIMIN NË NDESHJEN E PESTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet ndeshja e katërt e serisë gjysmëfinale të ”play off”-it mes Pejës dhe Ponte Prizrenit.

Peja hyn në këtë duel e motivuar pas fitores së fundit dhe marrjes së avantazhit të serisë në 2-1 e sonte me fitore do të kalonte në finale.

Në anën tjetër, Ponte Prizreni që në fillim të serisë e kishte avantazhin e terenit vendas, por që e humbi dhe tash është në minus 2-1, sonte do të kërkojë barazimin e serisë dhe ta dërgojë duelin në ndeshjen e pestë.

Takimet mes këtyre dy ekipeve sivjet ishin shumë interesante, duke dhuruar lojë të bukur dhe atraktive, e kështu pritet edhe sot në ”Karagaçi” nga ora 17:00.

Ndeshja do të transmetohet direkt në Artmotion, si dhe Klan Kosova e si zakonisht, rezultatin pas çdo çereku por edhe raportin final të ndeshjes do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.