Basketboll

SERIA E ARRITI KULMIN, SONTE ‘VRESHTARËT’ APO ‘XHEBSAT’ NË FINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe seria tjetër gjysmëfinale mes Rahovecit dhe Yllit, përmbyllet sonte pas një maratone dhe spektaklu të vërtetë mes këtyre dy klubeve.

Derbi regjional ka qenë shumë interesant në vitet e fundit, kurse përballja e pestë do të vendosë se kush shkon në finale. Më vend për gabime nuk ka dhe kush gabon eliminohet.

Takimin e parë e fituan rahovecasit 69:66, derisa të dytin therandasit 62:70, e po ashtu edhe takimin e tretë 77:68, kurse përballjen e fundit e fituan Vreshtarët 66:69.

Ndeshja do të transmetohet direkt në Artmotion nga ora 20:15 e si zakonisht, rezultatin pas çdo çereku por edhe raportin final të ndeshjes do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.