Basketboll

PËR TË DYTIN VIT ME RRADHË, SAN ANTONIO NUK KUALIFIKOHET NË FAZËN “PLAY OFF”

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Gregg Popovichit kanë regjistruar një rekord negativ. San Antonio Spurs, në humbjen e ngushtë nga Memphis Grizzlies me rezultat 100-96, ka arritur që për herë të parë në histori të klubit mos të kualifikohet dy vite rresht në “Play Off”.

Në një ndeshje që ishte me ulje e ngritje nga të dy skuadrat, Memphisi që në çerekun e parë krijoji një epërsi deri 21 pikë. Por, në çerekun e dytë, pas një serie prej 20-3 të San Antonios, rezultati u afrua deri në dy pikë. Gjithsesi, djelmoshat e Jenkinsit patën qetësinë duke mbajtur distancën modeste deri në fund për të fituar.

Me double double monstruoz, më i miri ishte Jonas Valanciunas me 23 pikë e 23 kërcime teksa koshashënuesi më i mirë për skuadrën ishte Dillon Brooks me 24 pikë e 7 kërcime. 

Te Spurs nuk mjaftuan pikët e DeRozan dhe Rudy Gay që së bashku realizuan 40 pikë.

Memphisi tani do takohet me Golden State Warriors për një vend në play off.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=FGMIlsq9NSw

Komentet janë të mbyllura.