Basketboll

VASILIJE MICIC RRËMBEN EDHE MVP-NË E ”FINAL FOUR”-IT TË EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – MVP i stinorit të rregullt në Euroligë, Vasilije Micic e ka fituar edhe një çmim individual me rëndësi për këtë edicion.

Fundori i skuadrës fituese të Euroligës për këtë stinor, 27 vjeçari nga Kraljeva e Serbisë është shpallur MVP edhe i ”final four”-it të mbajtur në Stamboll e që përfundoi sonte me kurorëzimin e Efesit kampion.

Sikur përgjatë tërë stinorit, Micic shkëlqeu edhe në ndeshjen më të rëndësishme të edicionit për Efesin, duke qenë pikëshënuesi kryesor me 25 pikë, 5 asiste, 3 kërcime, si dhe 3 vjedhje topash.

Ndërsa në pjesën e stinorit të rregullt, Micic kishte mesatare prej 16.7 pikëve, 4.9 asisteve 2.7 kërcimeve për ndeshje.

Të kujtojmë se ende pa përfunduar stinori në Euroligë, Micic është në radarin e disa skuadrave nga NBA dhe sivjet pritet që të nënshkruajë me një ekip atje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.