GEORGE MERR ROLIN E LIDERIT, PËRMBYSJE E MADHE E SERISË NGA CLIPPERS
Prishtinë(AsistiOnline) – Lëndimi i Kawhi Leonardit në sfidën e katërt të serisë, duket se nuk ka ndikuar fare tek Clippers që kanë arritur fitoren e tretë rresht ndaj Utah Jazz.
Të prirë nga ylli i ekipit, Paul George i cili me lëndimin e Leonardit, duket se tash qartazi ka marrë rolin e liderit të skuadrës, Clippers mposhtën ”gjezerët’ me shifrat finale 111-119.
George ishte fantastike me double-double në këtë duel, duke realizuar 37 pikë e 16 kërcime, ndimuar edhe nga Marcus Morris me 25 e Reggie Jackson me 22 pikë.
Te Utah Jazzi s’mjaftuan për fitore, kroati Bojan Bogdanovic që ishte fantastik me 32 pikë e as Donovan Mitchelli me 21 sosh.
Kjo fitore e Clippers bën që këta të fundit të marrin avantazhin e serisë gjysmëfinale të perëndimit me Utah Jazzin në 3-2 dhe ndeshja e pestë mes këtyre dy skuadrave zhvillohet më 19 qershor në ora 04:00.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=6y3tO3U-VC8
Komentet janë të mbyllura.