Basketboll

ATAMAN FLET PAS SUKSESEVE ME EFESIN, TREGON SYNIMIN E SË ARDHMES

Prishtinë(AsistiOnline) – Ergin Ataman dëshiron të qëndrojë i përkushtuar ndaj Efesit dhe shpreson që në të ardhmen të provojë fatin e tij në NBA.

Pasi fitoi kampionatet e Euroligës dhe Superligës së Turqisë në edicionin 2021, trajneri i Anadolu Efesit, Ergin Ataman mori pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalia dhe diskutoi tema të nxehta rreth Efesit.

Ataman u pyet nëse do ti bashkohej ndonjëherë Fenerbahçes dhe pranoi se ka marrë oferta nga klube të tjera evropiane, megjithëse ai dëshiron të qëndrojë i përkushtuar ndaj Efesit dhe të provojë fatin e tij në NBA në të ardhmen.

Unë jam shumë i lumtur në Anadolu Efes. Jo Fenerbahce, por kam marrë shumë oferta nga Evropa këtë vit. Qëllimi im është të vazhdoj të fitoj kampionate me ekipin tim. Shpresoj se ndoshta një ditë në të ardhmen, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë, NBA, E dini, ky është maja e basketbollit në botë. Një trajner evropian nuk është punësuar kurrë në historinë e basketbollit në NBA. Ky është qëllimi im i radhës, jo Fenerbahce”, thotë Ataman.

Gjersa ishte duke folur në lidhje me çështjen e NBA-së, trajneri 55-vjeçar i Efesit gjithashtu komentoi thashethemet rreth MVP-së së Euroligës, Vasilije Micic si dhe largimin e mundshëm të Sertac Sanlit te Barcelona.

Ka shumë kandidatë për NBA, veçanërisht Vasilije Micic, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur ata. Ndërsa ishim të shqetësuar për Micic, doli transferimi i Sertac Sanli te Barcelona. Ai po flet shumë seriozisht tani. Megjithëse, gjatë vizitës sonë të fundit, Presidenti Ergodan gjithashtu e paralajmëroi atë. Ai i tha, ”çfarë do të bëje atje? Pse do t’i lije kampionët për nënkampionët?”. Edhe unë po e them të njëjtën gjë”.

Efes bëri arriti majen e suksesit pas tre sezoneve të punës së vazhdueshme. Ataman foli edhe për këto gjëra dhe të gjitha pengesat për të arritur titujt e Euroligës dhe fitimin e kampionatit vendas.

Në garën që bëjmë pjesë ne e cila është më e mira në Evropë, ne garojmë me Real Madridin, Barcelonën, ​​CSKA’në, Olympiacosin, Panathinaikos… Ne besuam në veten tonë. Ne kemi punuar shumë për tre vjet. Asnjëherë nuk kemi bërë hapa prapa. Kemi hasur në disa vështirësi. Por, kur fiton, kur je i fortë, ke gjithmonë të drejtë”, përfundoi prononcimin, Ataman.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.