Basketboll

TREPÇA ZYRTARIZON TRANSFERIN E PARË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka zyrtrizuar transferin e parë të huaj për edicionin e ri të garave.

Mitrovicasit kanë njoftuar çaste më parë se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën amerikane, Gerald Blackshear.

Blackshear është i gjatë 206cm dhe luan në pozitën e qendrës.

24 vjeçari i lindur në Detroit të SHBA-ve, së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës elitare sllovene, KK Rogaska me të cilët e mbyllën stinorin e rregullt në pozitën e tretë.

Ai te Rogaska në 32 ndeshje të luajtura ka pasur mesatare prej, 6.5 pikëve e 4.4 kërcimeve.

Para ardhjes te Rogaska, karrierën evropiane Blackshear e kishte nisur tek skuadra e ”Enosis Neon” në elitën qipriote tek të cilët kishte luajtur me mesatare, 8 pikë e 9 kërcime për ndeshje.

Qendra amerikane karrierën profesionte e ka nisur te kolegji amerikan nga NCAA1 ”University Of Detroit Mercy Titans”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.