Basketboll

L.G GILL TRANSFEROHET NË LIGËN E PARË TURKE!

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti amerikan i Golden Eagle Yllit në stinorin që po e lëmë pas, L.G Gill është bërë me skuadër të re.

26 vjeçari nga Chesterfieldi i SHBA-ve, ka nënshkruajtur kontratë me ekipin nga Liga e parë turke, ”Duzce Belediye”.

Aloja amerikane 203 centimetërshe në stinorin e fundit luajti me Golden Eagle Yllin në 10 ndeshje me mesatare, 17.9 pikë, 7.6 kërcime e 1.6 asiste për ndeshje.

Me Yllin, Gill fitoi titullin e kampionit të Kosovës dhe Ligën Unike, duke qenë prej individëve më të dalluar të skuadrës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.