KËTO JANË 12 KOMBËTARET E KUALIFIKUARA NË LOJËRAT OLIMPIKE ”TOKIO 2020”
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë mesnatës që po e lëmë pas, janë mbyllur ndeshjet kualifikuese në basketboll për Lojërat Olimpike që mbahen sivjet në Tokio të Japonisë.
12 kombëtare kanë siguruar biletat për të qenë konkurrente në këtë turne prestigjioz i cili sivjet do të jetë tepër interesant në luftë për medaljet olimpike.
Ekipet janë të ndara në tre grupe:
Grupi A:
Irani
Franca
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Republika Çeke
Grupi B:
Australia
Gjermania
Italia
Nigeria
Grupi C:
Argjentina
Japonia
Spanja
Sllovenia.
Të kujtojmë se Lojërat Olimpike nisin më datë 25 korrik dhe përfundojnë më 8 gusht.
Përpos basketbollit, kësaj rradhe në Lojëra Olimpike sivjet do të debutojë edhe basketbolli 3×3, për herë të parë në histori si sport olimpik.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.