Basketboll

KARANEZI KONFIRMON LARGIMIN NGA BASHKIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i deritanishëm i Bashkimit të Prizrenit, Ujkan Karanezi është larguar nga skuadra portokallinje.

Lajmin për largimin e tij nga skuadra e vendlindjes e ka konfirmuar vetë lojtari nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Karanezi ka bërë me dije se është në bisedime me dy skuadra nga Superliga e Kosovës dhe fati i tij do të vendoset shpejtë.

Të dashur Arpagjik, Prizrenas dhe i gjithë komuniteti sportiv, Dua të ju njoftoj që nga dita e sotme jam lojtar i lirë. Pas tri viteve të kaluara në klubin e qytetit, rrugët tona ndërprehen këtu duke i falenderuar të gjithë ju që më përkrahët dhe më qëndruat afër në momente të mira dhe të vështira. Duke i uruar Klubit të Bashkimit të gjitha të mirat në vazhdim, unë kam besuar për tjetër përfundim duke i qëndruar besnik fjalëve të mia kur kam firmosur që nuk largohem lehtë nga Klubi i qytetit mirëpo gjërat rrodhën si rrodhën. Për vazhdimin e karrierrës time dua të ju informoj që jam në bisedime me dy klube të Superligës, dhe do të ju informoj në kohë për lëvizjen time të rradhës. Ju premtoj që do të kthehem FUQISHËM”, shkruan në postimin e bërë nga lojtari.

Ujkan Karanezi me Bashkimin në stinorin e fundit pati mesatare prej 3.9 pikëve, 2.8 kërcimeve e 1.0 asisteve për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.