Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
TRADITA VAZHDON – ”POLI STREETBALL KOSOVA” SI ÇDO HERË SPEKTAKËL NË PRISHTINË ORGANIZON – AsistiOnline
Basketboll

TRADITA VAZHDON – ”POLI STREETBALL KOSOVA” SI ÇDO HERË SPEKTAKËL NË PRISHTINË ORGANIZON

Për të 21-tin vit me rradhë, Streetball Kosova e vazhdon traditën me shumë diell, muzikë e kënaqësi që edhe sivjet do t’i shijojë publiku në kryeqytet.

Këtë të premte apo me 20 gusht në mes të Prishtinës, ”Poli Streetball Kosova 2021” do të vazhdojë traditën duke e organizuar turneun veror në 3×3.

Për të 21-tën herë me rradhë, Streetball Kosova e vazhdon traditën duke e organizuar garën e 3x3shit me ekipet më të mira, atmosferë e çmime fantastike dhe ndeshje speciale: Merakli t’Basketit, Femra dhe duel të VIP-ave.

Nuk e lënë me kaq: Streetball Kosova legjendën i cili po shkon n’pension do e nderon. Shokët dhe rivalët, për Edon n’Prishtinë do t’ia tubon.

Pra të premten e 20 gushtit, rezervojeni për Prishtinë, sepse ka me qenë shumë, ama shumë nxehtë me spektakël të vërtetë.

Shumë muzikë, diell dhe maksimum kënaqësi, ku tjetër veçse me traditën: ”Poli Streetball Kosova 2021”.

SPONZOR GJENERAL: POLI – Perutnina Ptuj – Kosova

Mbështetur fuqishëm nga: Komuna e Prishtinës
Sponsor i artë: Golden Eagle Energy Drink
Sponsorët medial: Artmotion dhe Klan Kosova
Sponsorë të tjerë: Sporting, Phoenix Sport, ADS D – LINE dhe AsistiOnline.com

 

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.