Basketboll

RRON DAHSYLA MVP I EVROPIAN CHALLENGERSIT NË PRISHTINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Rron Dahsyla është përzgjedhur MVP i European Challengersit – Grupi F i mbajtur në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Basketbollisti i Kosovës U16 e ka pranuar këtë çmim, pas triumfit të djelmoshave dardanë në finale të këtij turneu ndaj Luksemburgut me rezultat 43-86.

Djaloshi i ri me prejardhje nga Gjakova, por pjesë e MH Prishtinës në aspektin ekipor në këtë Evropian u paraqit me mesatare 17.4 pikë, 9.6 kërcime e 3.4 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.