Basketboll

KOLJEVIQ PËR HERË TË PARË NDAJ ISH-EKIPIT, KJO ËSHTË DEKLARATA E TIJ PARA FINALES

Prishtinë(AsistiOnline) – Ivan Koljeviq në edicionin e kaluar mbrojti ngjyrat e Trepçës dhe fati ka dashur që sivjet të ballafaqohet kundër tyre, madje në një finale.

Fundori i ri i Prizrenit 16 ka folur për AsistinOnline për herë të parë pas rikthimit në Kosovë, duke potencuar se pas arritjes në finale e synojnë trofeun e nuk la pa e përmendur Trepçën, ekipin ku bëri emër në Kosovë.

”Ështe një ndeshje finale, ne jemi të gëzuar për këtë mundësi dhe nuk duam të ndalemi këtu, por ta qojmë deri në fund. Plotësisht, respekt për ekipin e Trepçës si kundërshtarë, por ne e respektojmë veten më shumë. Fakti është se ne nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur dhe njohur, por të gjithë e duam trofeun. Dhe madje edhe në këtë rast besoj në rezultat pozitiv për ne. Sa i përket ish-ekipit tim, unë nuk e marr lojën personale, thjesht më ndjek dashuria dhe besimi tek ekipi im aktual. Për mua fjala i lodhur, nuk ekziston, andaj shpresoj shumë për ndeshjen e madhe finale”, u shpreh Koljeviq.

Përballja e madhe finale e Superkupës mes Prizrenit 16 dhe Trepçës, zhvillohet nesër nga ora 17:00 në Prishtinë dhe transmetohet direkt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.