DËNIME TË LARTA NGA XHIRO E TRETË E ART MOTION SUPERLIGËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë vikendit që lamë pas është mbyllur edhe xhiro e tretë e Art Motion Superligës së Kosovës.
Nga kjo xhiro ka pasur edhe dënime të shumta të shqiptuara nga Komesari i Garave për akterët të cilët nuk i’u janë përmbajtur rregulloreve të FBK-së.
Nga 8 klube sa numron gara elitare në vendin tonë, 6 prej tyre kanë marrë dënime në të holla dhe shifrat e tyre shkojnë në 1600 euro.
Vendimet nga Komesari i Garave pranë FBK-së:
- RC Cola Drita, Konform Nenit 27.1 dhe 52 te Propozicioneve te Garave denohet me 200 euro (ne rast te perseritjes denimi dyfishohet).
- Prizreni-16 , Konform Nenit 27.1 dhe 52 te Propozicioneve te Garave denohet me 200 euro (ne rast te perseritjes denimi dyfishohet).
- Mikaile Tmusiq (Golden Eagle Ylli) Konform Nenit 1 te PG denohet me 100 euro.
- Shemsedin Bash (Peja) Konform Nenit 2 te PG denohet me 300 euro.
- Fotis Takianos (Rahoveci) Konform Nenit 2 te PG denohet me 600 euro.
- Bashkimi Konform Nenit 48.7 denohet me 200 euro.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.