VJEN FITORJA E PARË E KAMPIONIT, YLLI SHËNDRIT NDAJ PRISHTINËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka arritur fitoren e parë të stinorit të ri të ArtMotion Superligës.
Pas katër xhirove të zhvilluara therandasit e kanë arritur fitoren e parë dhe atë tejet të thellë ndaj Sigal Prishtinës me rezultat final 95-69.
Realisht sfida nuk kishte ndonjë histori interesante me Yllin që triumfoi pothuajse në të gjitha periodat(30-11, 25-19, 23-17, 17-23) dhe fitorja erdhi natyrshëm.
Në kte fitore me shumë vlerë të Yllit sonte u dalluan, Mikaile Tmusiq i cili bombardoi me 30 pikë e sidomos nga treshet ku nga 9 tentime pati 7 shënime, derisa ai u ndihmua edhe nga Gëzim Morina me 19 pikë, Erjon Kastrati me 15, Brandon Randolph me 14 e Barret Benson me 11 pikë.
Te Prishtina pikë dyshifrore arritën, Muhamedali Janjeva me 23 pikë e Meriton Ismaili me 21 sosh.
Pas xhiros së katërt, Ylli tash ka 1 fitore e 3 humbje, derisa Prishtina ka dy fitore dhe 2 humbje.
Në xhiron e rradhës, Ylli luan me Dritën e Prishtina takohet me Rahovecin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.