Basketboll

VIDEO LAJM: SI STARTOI LIGA UNIKE NË ASIST

Bisedë simpatike dhe zbavitëse me mysafirët e ASISTIT 467: Gëzim Morina i Golden Eagle Yllit, Urim Zenelaj  i Prizrenit 16, Daniel Lekndreaj i Pejës, kryetarin e KB Rahovecit Alban Rama dhe drejtorin e Ligës Unike, Dren Zatriqi (VIDEO)

(ASISTIONLINE ) – Starti i Ligës Unike ishte shumë interesant dhe solli sukses 50% të skuadrave të Kosovës dhe Shqipërisë.

Përderisa finalistët e edicionit të kaluar të Ligës Unike, kampioni Golden Eagle Ylli dhe Peja startuan me fitore, therandasit triumfuan ndaj Vllaznisë në Shkodër me rezultat 79:67 dhe pejanët në Durrës ndaj Teutës me 9 pikë epërsi (82:73) nga ana tjertër Tirana mposhti Rahovecin në Asllan Rusi me rezultat të ngushtë 79:74 kurse Kamza Basketi pas një trileri të vërtet triumfoi ndaj Prizrenit 16, me rezultat 96:91.

Pas xhiros së parë, lider i Ligës Unike është kampionia aktuale Golden Eagle Ylli e ndjekur nga finalistja Peja, Kamza dhe Tirana, të gjitha me nga 2 pikë ndërsa pjesën e dytë të tabelës e zënë Rahoveci, Prizreni-16, Teuta dhe Vllaznia

REZULTATET DHE TABELA (XHIRO 1)
Tirana – Rahoveci 79:74
Prizreni-16 – Kamza 91:96
Vllaznia – Golden Eagle Ylli 67:79
Teuta – Peja 73:82

                                     F   H    +/-        P
1.Golden Eagle Ylli      1    0    +12      2
2.Peja                          1    0    +  9      2
3.Kamza                      1    0    +  6      2
4.Tirana                       1    0    +  5      2
5.Rahoveci                  0    1    –   5      1
6.Prizreni-16               0    1    –   6      1
7.Teuta                        0    1   –   8       1
8.Vllaznia                    0    1   – 12       1

Startin e edicionit 2021/22 të Ligës Unike e cila bashkoi basketbollin mbarëkombëtarë shqiptar, Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra  e analizuan me një shoqëri goxha të madhe, përfaqësuesit e klubeve kosovare pjesëmarrëse në Ligën Unike dhe drejtorin e Ligës.

Mysafirë të ASISTIT 467 ishin Gëzim Morina kapiteni i Golden Eagle Yllit), Urim Zenelaj  gjiganti i Prizrenit 16 që sivjet debutoi në Ligën Unike, Daniel Lekndreaj i Pejës e cila startoi me fitore këtë edicion, kryetari i KB Rahoveci, Alban Rama dhe drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi.

Ishte kjo një bisedë sa interesante, aq edhe zbavitëse me mysafirët në studio

Komplet bisedën mund ta shikoni në videon më poshtë. Shikim të këndshëm

 

Komentet janë të mbyllura.