Basketboll

PRIZRENI 16 FITON ME SHUMË VËSHTIRËSI NDAJ RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Prizreni 16 e ka fituar përballjen e parë të xhiros së tretë në Ligën Unike, duke mposhtur Rahovecin në ”Sezai Surroi”.

Bardhezinjët kanë triumfuar me shumë telashe ndaj ‘vreshtarëve’ 95-89.

Rahoveci e nisi më mirë këtë takim, duke mbyllur çerekun e parë në avantazh minimal 22-23, derisa Prizreni 16 u rikthye fuqishëm në të dytin duke e fituar atë 36-21 e shkoi në pushim me avantazh të konsideruar 58-44.

Në pjesën e dytë, Rahovei arriti ti fitojë dy periodat tre dhe katër(20-25, 17-20), por ngushtë dhe që nuk mjaftuan për tu rikthyer e Prizreni 16 e menagjoi duelin dhe e fitoi sfidën me meritë.

Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Prizrenit 16 sonte: Ivan Koljeviq(27), Courtney Fells me double-double(24pk, 11krc), Urim Zenelaj me double-double(13pk, 17krc), Arti Hajdari(13) dhe Rilind Krasniqi(10).

Derisa te Rahoveci nuk mjaftuan për fitore, Altin Morina me 24 pikë, Milik Yarbrough me double-double(23pk, 15krc), Tyheim Monroe me double-double(20pk, 10krc) dhe Musab Mala që shtoi 17 pikë.

Kjo fitore e Prizrenit 16 vlen edhe për Ligën Unike, por edhe  ArtMotion Superligën e Kosovës.

Pas xhiros së tretë në Ligën Unike, Prizreni 16 ka 2 fitore e 1 humbje, ndërsa Rahoveci ka tri disfata nga po aq ndeshje të luajtura.

Në xhiron e katërt, Prizreni 16 përsëri luan si vendas ndaj Vllaznisë e Rahoveci e zhvillon derbin ndaj Yllit në ”Mizahir Isma”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.