Basketboll

5SHJA E JAVËS DHE MVP NGA XHIRO 17 E ARTMOTION SUPERLIGËS

1. D.BURKE (SPR) 2.C.COLLINS (TRE), 3.J.ZEQIRI (PRI), 4.D.HAJRIZI (TRE), 5.A.GORDON (TRE).

1. Plejmejkeri i xhiros 17 në në ArtMotion Superligën e Kosovës shpallet Dachon Burke i Sigal Prishtinës e cila e mposhti Bashkimin në ”Sezai Surroi” e Burke ishte individi më meritor në këtë fitore, me 18 pikë prej tyre 8 dyshe nga 9 tentime dhe 2 gjuajtje të lira nga 4 tentime, ai pati edhe 6 kërcime, 2 asiste, 5 vjedhje topash e 2 bllokada, për njërin prej indekseve më të lartë të kësaj xhiroje +27.

2. Fundori i javës këtë xhiro të elitës kosovare për herë të parë shpallet, Corban Collinsi i Trepçës që realizoi double-double në fitoren e këtyre të fundit ndaj Dritës me 14 pikë e 10 kërcime, por pati edhe 7 asiste dhe 2 topa të vjedhur. Collins kishte 4 treshe nga 9 tentime, dhe 2 gjuajtje të lira nga po aq tentime e kjo performancë i dha atij indeksin solid prej +26.

3. Në pozitën e alosë në xhiron e 17-të në ArtMotion Superligë, këtë javë e kemi poashtu një debutant në AsistiOnline, Jetmir Zeqirin e Sigal Prishtinës një prej më të merituarve në fitoren e Prishtinës si mysafire te Bashkimi, Zeqiri i madh realizoi 19 pikë, prej tyre fantastik nga treshet me 100% saktësi, 2 tentime e 2 realizime, kishte 6 dyshe nga 9 tentime dhe shtoi 1 shënim nga gjuajtjet e lira, përpos pikëve Jetmiri kishte edhe 7 kërcime, 1 asist e 1 vjedhje topi. Kjo bëri që ai të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të elitës kosovare me indeksin +22.

4. Në pozitën e alo-qendrës këtë xhiro vendoset Drilon Hajrizi i Trepçës. 202 centimetërshi i Kosovës realizoi double-double në fitoren e thellë të Trepçës ndaj Dritës, duke realizuar 16 pikë e 10 asiste, por duke shtuar edhe 3 kërcime, 1 vjedhje topi dhe 1 bllokafë. E ky kontribut i dha atij indeksin prej +24 për kte javë.

5. Dhe në pozitën e qendrës për këtë xhiro e kemi Andrew Gordonin e Trepçës i cili realizoi poashtu double-double në triumfin e mitrovicasve ndaj gjilanasve, duke pasur 13 pikë e 11 kërcime, por shtuar edhe 2 vjedhje topash e 1 asist. Gordon në këtë duel realioi 6 dyshe nga 9 tentime dhe 1 pikë e shtoi nga gjuajtjet e lira, për çka e mori notën plus 22.

_______________________________________________________________________

MVP I XHIROS 11 TË ARTMOTION SUPERLIGËS

DACHON BURKE (SIGAL PRISHTINA)

Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 16-të në elitën kosovare me plotë meritë i takon amerikanit të Sigal Prishtinës, Dachon Burke.

Amerikani ishte individi më meritor pse prishtinasit e mposhtën Bashkimin në Prizren, në këtë duel ai realizoi 18 pikë, pati 6 kërcime, bëri 2 asiste, vjedhi 5 topa nga kundërshtarët, por pati edhe edhe 2 bllokada. Shënimet e Burkes erdhën nga dyshet ku prej 9 tentimeve qëlloi 8 herë dhe realizoi 2 gjuajtje të lira nga 4 tentime e vlen të ceket se për 3she dështoi 3 herë nga po aq tentime. Për këtë performancë, Burke u notua me indeksin më të lartë të xhiros nga gjithë lojtarët e ekipeve prej +27 dhe normalisht që shpallet MVP i ASISTIT në kte xhiro e treta e ArtMotion Superligës së Kosovës për stinorin pranveror.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.