Basketboll

PRIZRENI 16 – DRITA, PËRBALLJA E PARË E DITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot starton xhiro e 18-të e ArtMotion Superligës.

Dueli i parë i ditës do jetë ai mes Prizrenit 16 dhe Dritës, dy ekipe me synime të kundërta sivjet.

Prizrenasit janë favoritë në këtë ndeshje, pasi kanë dhjetë fitore e pesë humbje, kurse gjilanasit kanë 17 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.

Sfida fillon nga ora 17:00 dhe do të transmetohet direkt në ArtSport.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.