Basketboll

PRIZRENI 16 MPOSHT DRITËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Prizreni 16 e ka mposhtur Dritën në kuadër të xhiros së 18 në ArtMotion Superligë.

Prizrenasit kanë mposhtur gjilanasit pa ndonjë telashe dhe me shifrat finale 111-74.

Ndeshja nuk kishte ndonjë historik që vlen të veçohet me Prizrenin 16 që fitoi të gjitha periodat (24-19, 32-22, 33-20, 22-13) dhe siguroi fitoren fare lehtë në fund.

Robert McCoy me double-double 24 pikë e 15 kërcime, ishte individi më i dalluar në fitoren e Prizrenit 16 sonte, derisa u dalluan edhe Ivan Koljeviq poashtu me double-double (23pk, 11ast), Leorit Morina kishte 15 pikë, Jordan Lyons 13, si dhe Courtney Fells e Rilind Krasniqi që shtuan nga 12 sosh.

Te Drita, ish-lojtari i Prizrenit 16 Isaiah Johnson shkëlqeu me 32 pikë e 9 kërcime.

Pas xhiros së 18-të, Prizreni 16 gjendet i 4-ti me 27 pikë, 11 fitore e 5 humbje. Derisa, Drita mbetet e fundit dhe pa asnjë fitore sivjet.

Në xhiron e ardhshme, Prizreni 16 i shkon Pejës e Drita e pret Golden Eagle Yllin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.