Basketboll

5-SHJA DHE MVP NGA XHIRO 10 E LIGËS UNIKE, GARË E NGUSHTË PËR…

GARË E NGUSHTË PËR MVP...

Prishtinë(AsistiOnline) – 1. M.MALA (RAH), 2. E.HYSA (TIR), 3. T.WHITE (PEJ), 4. M.YARBROUGH (RAH), 5. E.GARIBAY (PEJ).

1. Plejmejkeri i xhiros 10 në Ligën Unike shpallet djaloshi fantastik i Rahovecit, Musab Mala i cili ishte për ndeshjen e dytë rresht sivjet realizoi shifrat magjike në basketboll, triple-double. Mala ishte në zjarr në fitoren e Rahovecit ndaj Prizrenit 16, duke realizuar 14 pikë, 11 kërcime e 10 asiste, por shtuar edhe 1 vjedhje topi. Mala kishte 4 treshe nga 8 tentime dhe shtoi 1 dyshe nga 3 tentime e me indeksin prej +27 shpallet plejmejkeri i xhiros në Unike.

2. Fundori i javës te Unikja këtë javë shpallet, Eldi Hysa i Tiranës, si një prej më të merituarve në fitoren e kryeqytetasve të Shqipërisë ndaj Vllaznisë, ku kontriboi me 20 pikë, prej të cilave i realizoi 4 treshe nga 8 tentime, shtoi 2 dyshe nga 3 tentime dhe realizoi 4 gjuajtje të lira nga 7 tentime. Hysa në këtë duel kontriboi edhe me 7 kërcime, 6 asiste, 1 vjedhje topi e 1 bllokadë e kjo performancë i dha atij indeksin më të lartë nga dy ekipet prej +26.

3. Në pozitën e alosë në xhiron e 10-të në Ligën Unike, këtë javë rikthehet Tyrone White i KB Pejës. Ai realizoi shifrat magjike triple-double në fitoren e thellë të verdhezinjëve ndaj Kamzës në udhëtim me 24 pikë, 11 asiste e 10 kërcime, por shtoi edhe 2 vjedhje topash. White pikët i realizoi nga treshet ku nga 11 tentime qëlloi 4 herë, shënoi 5 dyshe nga 8 tentime dhe kishte 2 gjuajtje të lira nga 3 tentime. Kjo bëri që basketbollisti i pejanëve të jetë larg aloja më e mirë e kësaj xhiroje të Unikes me indeksin fantastik +32.

4. Në pozitën e alo-qendrës na rikthehet Milik Yarbrough i Rahovecit i cili po i drejton ‘vreshtarët’ drejt fitoreve në pranverë, ashtu sikurse që bëri edhe ndaj Prizrenit 16 me 31 pikë prej tyre 4/8 nga treshet, 9-15 nga dyshet dhe 1/1 nga gjuajtjet e lira, por që kishte edhe 7 kërcime, 5 asiste e 1 vjedhje topi. Për këtë kontribut ai u notua me indeksin e lartë +32, prej më të dalluarve këtë xhiro.

5. Në pozitën e qendrës, për herë të parë renditet, Edgar Garibay i Pejës i cili ishte dominant në trapez në duelin ndaj Kamzës që Peja e fitoi thellë. Meksikani realizoi double-double me 19 pikë e 10 kërcime, por kishte edhe 6 asiste, 1 vjedhje topi e 1 bllokadë. Edgar realizoi 6 dyshe nga 11 tentime, 1 treshe nga 2 tentime, por kishte edhe 4 gjuajtje të lira nga 6 tentime, për çka mori notën më të lartë nga qendrat plus 27.

_______________________________________________________________________________

MVP I XHIROS 10 TË LIGËS UNIKE


MILIK YARBROUGH (RAHOVECI)
Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 10-të në Unike edhe pse me dilema mes White dhe Milik, por për shkak të rëndësisë së fitores e cila ishte e ngushtë dhe me telashe, i takon Milik Yarbrough të Rahovecit i cili u tregua vendimtar ndaj Prizrenit 16.Me plotë 31 pikë (4 treshe nga 8 tentime, 9 dyshe nga 15 tentime dhe 1 gjuajtje të lirë nga 1 tentim), por duke shtuar edhe plotë 7 kërcime, 5 asiste e 1 vjedhje topi dhe me indeksin fe-no-me-nal prej plus 32, Milik shpallet MVP në kte xhiro në Ligën Unike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.