Basketboll

PEJA FITON DUELIN E PARË NË ELITË, PAS ELEMINIMIT NGA KUPA

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka fituar lehtë duelin e xhiros 20 në ArtMotion Superligë.

Skuadra verdhezi ka mposhtur lehtë gjilanasit me rezultatin përfundimtar dhe tejet të thellë 84-111.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat pak më të ngushtë (43-54), por në të dytën (23-26, 18-31) Peja hyri fuqishëm dhe triumfoi në fund pa ndonjë telashe.

Gjashtë basketbollistë arritën pikë dyshifrore te Peja në këtë triumf sonte, Tjader Fernandez (25), Arian Qallaku (24), Albin Berisha (21), Edgar Garibay (14), Sami Hajzeri (13) e Erdem Ilter (12).

Te Drita u dalluan, Qëndrim Demi e Nart Llapashtica me nga 24 pikë dhe Isaiah Johnson me 17 sosh.

Pas xhiros 20, Peja në ArtMotion Superligë ka 12 fitore e 7 humbje dhe gjendet e 3-ta. Ndërsa, Drita mbetet ende pa fitore dhe si e fundit me 20 humbje nga 20 ndeshje të luajtura.

Në xhiron e ardhshme, Peja e pret Golden Eagle Yllin e Drita i shkon Bashkimit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.