Basketboll

KJO ËSHTË 5SHJA DHE MVP NGA XHIRO 21 E ARTMOTION SUPERLIGËS

AsistiOnline.com ju sjell 5shen e javës dhe MVP-në nga xhiro 21 e elitës kosovare...

Prishtinë(AsistiOnline) – 1.D.DAVIS (PZ16), 2.C.ROSS (BASH), 3.TJ.DUNANS (RAH), 4.F.RUGOVA (RAH), 5.J.FLORVEUS (BASH).

1. Plejmejkeri i xhiros 21 në në ArtMotion Superligën e Kosovës shpallet transferi i ri i Prizrenit 16, Darell Davis i cili në fitoren e ngushtë të bardhezinjëve ndaj Prishtinës ishte prej lojtarëve më të dalluar dhe realizoi double-double me 26 pikë, 10 kërcime, por shtoi edhe 6 asiste e 1 vjedhje topi, Davis kishte 4 treshe nga 9 tentime, 4 dyshe nga 8 tentime dhe shtoi 6 gjuajtje të lira nga 8 tentime, për njërin prej indekseve më të larta të xhiros +28.

2. Fundori i javës këtë xhiro të elitës kosovare shpallet Corey Rossi i Bashkimit, duke qenë njëri prej individëve më të dalluar te prizrenasit në fitoren e tyre të parë në pranverën e ArtMotion Superligës ndaj Dritës. Ross ndaj gjilanasve kishte 14 pikë, prej tyre 100% i saktë nga dyshet dhe gjuajtjet e lira (3/3, 2/2), derisa nga treshet kishte 2 realizime nga 4 tentime. Amerikani i rikthyer te Bashkimi shtoi edhe 9 asistime, 5 vjedhje topash e dy kërcime, gjersa kjo performancë fenomenale i dha atij indeksin prej +25.

3. Në pozitën e alosë në xhiron e 21-të në ArtMotion Superligë, vendoset TJ Dunans i Rahovecit si një prej më të merituarve në fitoren e vështirë të ‘vreshtarëve’ ndaj Trepçës. Aloja amerikane dhuroi një paraqitje fantastike në ”Mizahir Isma dhe ishte afër të realizojë shifrat magjike triple-double me 15 pikë, 12 kërcime, 6 asiste, 5 bllokada e 1 vjedhje topi. Pikët e TJ erdhën nga dyshet ku realizoi 5 nga 8 tentime, gjuajtjet e lira, ku nga 3 penale i realizoi 2 sosh dhe kishte 1 treshe nga 3 tentime. Kjo performancë bëri që ai të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të elitës kosovare me indeksin e lartë +31.

4. Pozitën e alo-qendrës këtë xhiro e zë Fisnik Rugova i Rahovecit që ishte spektakolar dhe performoi super ndeshje ndaj Trepçës për të qenë prej individëve më të dalluar në këtë fitore të mundimshme. Fisi realizoi double-double prej 23 pikëve (8/16 për dyshe, 4/5 nga gjuajtjet e lira dhe poashtu 1/7 për treshe) 13 kërcimeve, por që shtoi edhe 4 asiste, 3 bllokada e 1 top të vjedhur. Gjithsesi që ky kontribut i dha atij njërin prej indekseve më të larta +27 për kte javë.

5. Dhe në pozitën e qendrës për këtë xhiro e kemi qendrën e fuqishme të Bashkimit, John Florveus i cili me double-double prej 20 pikëve (10 dyshe nga 11 tentime) 11 kërcimeve, por edhe 3 asiste e 1 bllokada, futet në 5shen e javës me indeksin fantastik prej +32, larg më i miri nga tërë qendrat e elitës kosovare kte xhiro.

_______________________________________________________________________

MVP I XHIROS 21 TË ARTMOTION SUPERLIGËS

TJ DUNANS (RAHOVECI)

Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 21-të në elitën kosovare me plotë meritë i takon njërit prej basketbollistëve më të mirë të huaj aktualisht në parketet kosovare, TJ Dunans.

TJ ishte fenomenal, ndaj Trepçës duke realizuar double-double prej 15 pikëve, kapur 12 topa nën-tabelë, bërë 6 asiste, shpërndau plotë 5 banane për kundërshtarët, gjersa vodhi edhe 1 top. Shënimet e amerikanit erdhën nga dyshet ku prej 8 tentimeve qëlloi 5 herë, kishte 1 tresh nga 3 tentime dhe realizoi 2 gjuajtje të lira nga 3 tentime. Për këtë performancë dhe marrë parasysh rëndësinë e fitores, ai u notua me njërin prej indekseve më të larta të xhiros nga gjithë lojtarët e ekipeve +31 dhe normalisht që shpallet MVP i ASISTIT në kte xhiro e shtata e ArtMotion Superligës së Kosovës për stinorin pranveror.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.