Basketboll

5SHE INTERESANTE DHE MVP ME INDEKS TJETËR NIVEL NGA XHIRO 13 E UNIKES

1. D.DAVIS (PZ), 2.N.CORE (TEU) 3.A.WALKER (VLLA), 4.M.TMUSIQ (YLL), 4.M.MAWIEN (RAH).

1. Plejmejkeri i xhiros 13 në Ligën Unike shpallet për të tretën herë rresht, transferi i ri i Prizrenit 16, Darell Davis i cili ishte thjesht i pandalshëm në fitoren e prizrenasve në udhëtim te Teuta, duke realizuar dyshifror të dyfishtë me plotë 49 pikë, 10 kërcime, 4 asiste, por shtuar edhe 4 vjedhje topi e 1 bllokadë. Davis ishte 100% i saktë nga treshet duke bombarduar kundërshtarët (7/7) kishte 16 gjuajtje të lira të realizuara dhe 6 dyshe nga 8 tentime e me indeksin stratosferik prej +59 i paparë në Ligën Unike pa asnjë diskutim të vetëm shpallet plejmejkeri i xhiros në Unike.

2. Fundori i javës te Unikja këtë javë për herë të parë në AsistiOnline shpallet, Nassir Core i Teutës edhe pse skuadra e tij u mposht nga Prizreni 16, ai pati performancë fantastike me 33 pikë, 7 kërcime, 7 asiste dhe 4 vjedhje topash, por që s’mjaftuan për fitore. Core ishte 100% i saktë nga gjuajtjet e lira (5/5), kishte 11 dyshe nga 12 tentime dhe shtoi 2 treshe nga 7 tentime. Gjersa kjo performancë i dha atij indeksin e lartë dhe fantastik +40.

3. Në pozitën e alosë në xhiron e 13-të në Ligën Unike, për të parën javë futet basketbollisi i Vllaznisë, Andre Walker. Amerikani ishte individi më i dalluar në fitoren befasuese të Vllaznisë ndaj Pejës me 21 pikë, prej tyre 5 dyshe nga 7 tentime, 3 treshe nga 7 tentime dhe 100% i saktë nga gjuajtjet e lira (2/2), Walker kishte edhe 3 kërcime, 2 vjedhje topash e 1 asist. Kjo bëri që basketbollisti i shkodranëve të shpallet aloja më e mirë e kësaj xhiroje të Unikes me indeksin prej +19.

4. Në pozitën e alo-qendrës këtë xhiro e futëm Mikaile Tmusiqin e Yllit që edhe pse nuk e ka pozitë natyrale, për shkak të indeksit që ishte njeriu më i dalluar në fitoren e Yllit ndaj Tiranës me 23 pikë, 2 kërcime e 2 asiste. Te pikët, Tmusiq ishte perfekt nga gjuajtjet e lira (4/4) dhe dyshet (2/2) e tek treshet kishte 5 realizime nga 9 tentime. Për këtë kontribut, malazezi me nënshtetësi kosovare u notua me indeksin +23 prej më të lartëve këtë xhiro.

5. Në pozitën e qendrës, vazhdon të mos mungojë as kësaj rradhe Makol Mawien i Rahovecit që po shkëlqen që nga ardhja te ‘vreshtarët’, Mawien tregoi vlerat që posedon edhe ndaj Kamzës double-double të frikshëm prej 27 pikëve e 17 kërcime, por kishte edhe 3 bllokada në fitoren e Rahovecit në Kamzë. Makol nga dyshet kishte 12 realizime nga 14 tentime dhe shtoi 1 treshe nga 1 tentim, për çka mori notën më të lartë dhe bombastike nga qendrat plus 44.

_______________________________________________________________________

MVP I XHIROS 13 TË LIGËS UNIKE

DARELL DAVIS (PRIZRENI 16)

Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 13-të në Unike pa asnjë mëdyshje të vetme për herë të parë sivjet i takon yllit të ri të Prizrenit 15, Darrell Davis.

Me double-double prej plotë 49 pikëve (6 dyshe nga 8 tentime, 7 treshe nga 7 tentime dhe 16 gjuajte të lira nga 18 tentime), 10 kërcime, 4 asiste, 4 vjedhje topash dhe 1 bllokadë e me indeksin që rrallë shihet në parketet shqiptare prej plus 59, Davis shpallet bindshëm MVP në kte xhiro në Ligën Unike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.