EKSKLUZIVE: FISNIK RUGOVA NË BISEDIME TË AVANCUARA ME PEJËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Qendra e fuqishme vendore, Fisnik Rugova sivjet me shumë gjasa do të ndërrojë përsëri ambient.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se Fisi momentalisht është në bisedime me ekipin e Pejës dhe gjërat kanë marrë kahje shumë pozitive, për çka çdo gjë mund të finalizohet pozitivisht.
Me Rahovecin, Fisi sivjet ishte prej individëve kryesorë me mesatare prej 12.8 pikë, 7.7 kërcime e 3.3 asiste.
AsistiOnline.com ditë më parë raportoi se Peja është afër finalizimit të marrëveshjes edhe me Arian Qallakun. Gjersa ka përfunduar marrëveshjen me Arti Hajdarin.
Ne do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar për rrjedhën e merkatos te Peja, por edhe te klubet e tjera, sepse për dallim nga vitet e kaluara, sivjet kryesitë e klubeve i kanë nisur përgatitjet shumë më herët.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.