Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
EKSKLUZIVE: DON POLLOSHKA TE VËLLAZNIMI – AsistiOnline
Basketboll

EKSKLUZIVE: DON POLLOSHKA TE VËLLAZNIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Don Polloshka është transferi më i ri i Vëllaznimit.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, Polloshka është transferuar te skuadra gjakovare, me insistimin e trajnerit kroat Franko Sterle.

Pas tre stinorëve të kaluar te Prishtina, duke treguar lojëra fantastike, i riu prishtinas ka vendosur të ndërrojë ambient për të kërkuar aventura të reja.

Polloshka përpos Sigal Prishtinës në dy vitet e fundit luajti me licencë të dyfishtë edhe te As Prishtina dhe Prishtina e Re, duke e shfrytëzuar në maksimum hapësirën e dhënë.

Plejmejkeri prishtinas ka qenë pjesë edhe e Feronikelit në të kaluarën, kur klubi nga Drenasi kishte arritur sukses historik me inkuadrimin në Superligë dhe kishte fituar Kupën e Ligës së parë.

Vlen të ceket se Doni ka qenë pjesë e rregullt e të gjitha gjeneratave të reja të Përfaqësueses së Kosovës (U16, U18) dhe së fundmi me U20 në Divizioni B, ku shkëlqeu me mesatare prej 10.9 pikëve, 3.7 asiste e 1.4 kërcimeve për ndeshje.

Me Donin dhe transferet e tjera të bëra gjatë ditëve të fundit, Vëllaznimi synon të bëjë paraqitje dinjitoze në rikthimi! në Superligë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.