Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i ri i Pejës, Can Sevim ka arritur në Kosovë.
Turku që u prezantua javë më parë në radhët e klubit pejan, si kryetrajner i ri ka zbarkuar në Kosovë dhe shpejtë pritet të fillojë punën me skuadrën për stinorin e ri.
Lajmin për ardhjen e Sevim në Pejë e ka konfirmuar, drejtori sportiv i klubit, Arbër Elshani që ka potencuar se sot KB Peja e fillon rrugëtimin për edicionin e ri.
Në fotografi shihet se Sevim është takuar me presidentin e skuadrës, Fatmir Gashin në ambientet moderne të reja që ka krijuar klubi në hapësirat e Palestrës ”Karagaçi”.
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2022/06/20/super-ekskluzive-peja-arrin-marreveshje-me-njerin-nga-trajneret-me-perspektive-ne-turqi/
/AsistiOnline.com/


