Basketboll

FRANCA NË GJYSMËFINALE, ITALIA LUFTON SHUMË POR MPOSHTET NË VAZHDIME

Prishtinë(AsistiOnline) – Franca është skuadra e tretë gjysmëfinaliste e Eurobasketit 2022.

‘Gjelat’ kanë arritur ta mposhtin Italinë pas vazhdimeve me shifrat 93-85 e koha e rregullt e takimit ishte mbyllur 77-77.

Rrjedha e ndeshjes ishte tejet interesante me Francën që kishte epërsi të ngushtë gjatë tre periodave të para të duelit e në periodën e fundit Italia e mori avantazhin, madje kishte shancë ta fitonte ndeshjen me dy gjuajtjet e lira (75-77), 16 sekonda pa përfunduar dueli e në aksionin vijues, shënoi Thomas Huertel me çka e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime më të saktë u treguan francezët, për çka e fituan ndeshjen.

Thomas Heurtel me 20 pikë, ishte më meritori te Franca sot, por u ndihmua edhe nga Rudy gobert me 19, Evan Fournier me 17 e Guerschon Yabusele me 15 sosh.

Te Italia nuk mjaftuan për fitore, Marco Spissu e Simone Fontecchio me nga 21 pikë, si dhe Luigi Datome me 12 e Nicolo Meli me 10 pikë.

Në gjysmëfinale, Franca takohet me fituesin e ndeshjes, Slloveni – Poloni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.