Basketboll

New Basketi e fiton duelin dramatik ndaj MH Prishtinës

Prishtinë(AsistiOnline) – New Basketit i ka takuar dueli dramatik i xhiros debutante në Ligën e parë ndaj MH Prishtinës.

Skuadra prizrenase e mposhti atë prishtinase me shifrat dramatike 105-101.

Cameron Soloman realizoi plotë 38 pikë, por edhe 9 kërcime në këtë fitore të prizrenasve e u ndihmua edhe nga Hajriz Hazeri me 19 pikë, 10 asiste e 7 kërcime, si dhe Gent Shala me Gazali Makasqi me 16 pikë e Gent Shala me 12 sosh.

Te MH Prishtina s’mjaftuan për fitore, Donat Rexhepi me 31 pikë e Eris Zeneli dhe Diart Gashi me nga 18 pikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.