Basketboll

(VIDEO-LAJM) Pesëshja e javës dhe MVP, dominohen nga Vëllaznimi i Gjakovës

UMIPIG (PEJ), ADGER (VLLA), BROWN (VLLA), THOMAS (SPR), DODD (VLLA)

  1. Plejmejkeri më i mirë kte javë ishte ai i Pejës, Isiah Umpig që udhëhoqi verdhezinjët drejt fitores në derbin dukagjinas dhe në ruajtjen e epiteti të pamposhturve në elitë. Umipig përpak nuk realizoi double double, ngase i mungoi një asistim dhe duelin e mbylli me 13 pikë e 9 asistime, duke shtuar edhe 2 kërcime dhe me këtë shpallet playmakeri më i mirë i xhiros 6.
  1. Fundori më i mirë kte xhiro shpallet i pandalshmi i kuqezinjve të Vëllaznimit, amerikani Anthony Adger që bombardoi 5 treshe dhe total prej 24 pikëve, duke shtuar edhe 4 kërcime e 2 asistime në përballje me Ponten dhe për këtë u notua me indeksin prej +20.
  1. Aloja më e mirë kte javë shpallet gjiganti i Vëllaznimit , Will Brown i cili edhe pse me 213 centimetrat e tij, më shumë luajti si alo dhe ishte i pandalshëm kundër prizrenasve me double double fantastik prej 17 pikëve e 14 kërcimeve dhe efikasitet prej 60% nga loja duke e fituar indeksin prej +23, më të lartin për një alo kte xhiro .
  1. Alo-qendra më e mirë e kësaj jave ishte Dustin Thomas i Sigal Prishtinës që dominoi kundër Rahovecit me double double prej 17 pikëve e 10 kërcimeve , shtoi 4 asistime dhe gjithashtu luajti me 60% të efikasitetit nga loja duke e merituar indeksin plus 23, më të lartin për një alo qendër ktë javë.
  1. Krejt në fund, në pozitën e qendrës na kthehet gjiganti i kuqezinjve të Vëllaznimit Damonte Dodd, më i merituari për fitoren e dytë të gjakovarëve kte edicion. Dodd ishte i pandalshëm me double double prej 11 pikëve e 14 kërcimeve, duke shtuar edhe 3 asistime e 2 bllokada për çka fitoi indeksin +24 dhe shpallet qendër e xhiros .

MVP I XHIROS 6

DAMONTE DODD (VËLLAZNIMI)

Adhurues të basketbollit, sikurse në xhiron e dytë kur ishte qendra më e mirë edhe kte javë Damonte Dodd i Vëllaznimit jo vetëm se ishte qendra më dominuese por edhe lopjatri më i mirë i xhiros.  Me double double prej 11 pikëve e 14 kërcimeve, 3 asistime dhe 2 bllokada gjiganti amerikan që fitoi simpatitë e gjakovarëve u dallua nga të tjerët dhe shpallet MVP i Javës në ASIST.

Komentet janë të mbyllura.