Basketboll

VIDEO KOMPLET ASISTI 506 – XHIRO FANTASTIKE

Adhurues të basketbollit, ASISTIN 506 sjell analizën komplete të xhiros 7 fantastike dhe shumë dramatike të Prince Caffe Superligës e cila përmbylli ciklin e parë vjeshtor. Përveç në ndeshjen Peja – Rahoveci ku koshdallimi ishte 10 pikë në tri ndeshjet tjera rezultatet ishin tejet të ngushta me jo më shumë se tri pikë dallim.

Në ASIST  për t’i analizuar këto përballje fantastike mysafirë janë Shkumbin Kumnova, ndihmëstrajneri i Vëllaznimit dhe Muhamed Thaqi, kryetrajneri i Rahovecit. ASISTIN e filluam me duelet e të shtunës Peja – Rahoveci dhe dueli dramatik Sigal Prishtina – Ponte

 

Çka tha Mujo Thaçi pas duelit në Karagaq, palestër kjo e cila sjell kujtime të bukura për te dhe pse Rahoveci u mbajtë mirë në pjesën e parë kur ishte ngushtë por në të dytën e humbi ritmin?

Pse Rahoveci sivjet krejt ndeshjet i humbi me rezultate të ngushta: VLL – RAH 94:87; RAH – TRE 80:87; BASH – RAH 84:79; RAH – PPZ 90:95; RAH – SPR 82:88 dhe PEJ – RAH 86:76? Çka po i mungon dhe pse vazhdimisht po është “për pak?”

Pas të shtunës fantastike e diela ishte edhe më dramatike dhe e çmendur me dy ndeshje për infarkt që u vendosën në sekondat e fundit dhe përfunduan me koshdallim identik prej 3 pikëve dhe për pak edhe me rezultat të njëjtë: Vëllaznimi – Trepça 75:72 dhe Golden Eagle Ylli – Bashkimi 76:73.

 

Thaçi dhe Kumnova analizaun të dielen fantastike basketbollistike dhe sidomos ambientin fenomenal në Shani Nushi të Gjakovës ku përsëri Vëllaznimi u përkujdes për spektakël, qoftë në tribuna apo parket.

Ndihmëstrajneri i Vëllanzimit tregon edhe për ardhjen e paralajmëruar të edhe një përforcimi goxha të madh: Emanuell Omogbon i cili na kujtohet me lojën e tij energjike në edicionin 2020–21 kur gjakovarët në pranverë e patën bërë llugë Superligën ashtu si kurrë më parë në histori të basketbollit kosovar kur tri ndër skuadrat më të suksesshme në histori: Sigal Prihstina, Trepça dhe Bashkimi u desh të luftojnë për mbijetesë deri në xhiron e fundit . Omogbo atë pranverë luajti me super mesatare prej 19 pikëve e 12 kërcimeve dhe ishte i pandalshëm në brendi kurse tash po kthehet

Për me e përmbyll analizën e kësaj xhiroje fantastike të Prince Caffe Superligës vjen Pesëshja e Javës dhe MVP fenomenal i xhiros 7 në ASIST.

 

Burim Zekiqi djaloshi fantastik shpallet MVP i kësaj xhiroje dhe me lojën që e bëri ndaj skuadrës ku u lind dhe u rrit si lojtar e dëshmoi se Trepça ka gabuar shumë që e ka lëshuar nga duart këtë potencial. Ajo që na la përshtypje ishte modestia e tij dhe sidomos respekti për skuadrën duke e ruajtur qetësin pas atyre tresheve të çmendura , madjenjë e qëlloi edhe mbi vëllain e tij Samirin që provoi ta bllokoi. Normalisht, dikush do të shpërthente pas atyre shënimeve ta papara deri-tash në Kosovë, me 4 treshe rresht pa e huq asnjë në 4 minutat e fundit por Burimi e ruajti qetësinë dhe e tregoi respektin dhe kjo e shtin vlerën e kësaj shfaqjeje të tij. Çka tha Mujo Thaçi për Burimin dhe vëllezërit Zekiqi ?

 

CIKLI I PARË VJESHTOR ISHTE … MADHËSHTOR

Peja e vetmja e pamposhtur, Sigal Prishtina edhe pse me ngritje e rënie pësoi vetëm 2 humbje nga Peja e Trepça, pastaj Trepça startoi me 3 fitore para se të pësoi nga Peja, u këndell shkurt ndaj rivalit të përhershëm Prishtinës para se të pësonte 2 herë rresht me rezultate të ngushta nga Ylli e Vëllaznimi. Ponte me lojën e vet “Run n’Gun” dhe lojë atraktive e sulmuese në secilën ndeshje po hynë pa kalkulime, Vëllaznimi i cili shpërtheu me dy fitore rresht ka skuadër solide e cila me ardhjen e Omogbos ka me u bë edhe më e rrezikshme. Kampionia aktuale Golden Eagle Ylli pas startit më të dobët të një kampioni në histori me 4 humbje rresht u këndell me tri fitore të njëpasnjëshme kurse Bashkimi i cili hyri në kte kampionat me shumë pritje të mëdha për t’u rikthyer në Top 4, aktualisht ka vetëm dy fitore dhe 5 humbje në pozitën e parafundit dhe Rahoveci i cili ka vetëm një fitore në start kundër Yllit dhe më pas humbi 6 ndeshje rresht , të gjitha me epërsi të ngushta. Mujo çka ta merr mendja si ka me u zhvillua pjesa e dytë e vjeshtës?

Si e cilësuan mysafirët ciklin e parë vjeshtor: kush befasoi dhe kush zhgënjeu ?

Shumë lojtarë të rinj që nuk kanë gjetur hapësirë dhe rehati në skuadrat amë kanë lëvizur dhe në klubet e reja po shkëlqejnë : sikurse ishte rasti i Burim Zekiqit kundër Trepçës, pastaj Meriton Ismajlit ndaj Prishtinës të shtunën gjithashtu me treshet e tij, Don Polloshka, Muhamedali Janjeva, pastaj edhe Ramadan Zekiqi që shkoi në Rahovec dhe është një mbrojtës i mirë.

Çka thonë Muja dhe Bimi, pse nuk po vlerësohen sa duhet në klubet amë dhe nuk po u jepet hapësira e duhur?

 

 

Tutje ASISTI 506 sjell Superligën e femrave

Përmbledhjen nga ndeshja e Golden Eagle Yllit në FIBA Europe Cup kundër Niners Chemnitz.

 

Rrugëtimin nëpër korridoret ajrore ndërkombëtare i vazhdojmë duke e parë se si po luajnë shqipet tona në bllokun shumë të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë në ASIST

 

NBA

Agjërimit 125 ditor me basketbollin më të bukur dhe më atraktivë në Botë, NBA i erdhi fundi të mërkurën e kaluar kur me dy ndeshje fantastike startoi edicionin i 76 në histori të NBA. Nën kampionia aktuale e NBA Boston Celtics në Boston Garden e mposhti Philadelphian kurse kampionët aktual Golden State Uorriors në Chase Center të San Franciskos, së pari pranuan unazat e arta e më pas mposhtën Lakersat. Ishte kjo një javë shumë interesante ku tashmë skuadrat zhvilluan nga tri ndeshje kurse ne në vazhdim do të shohim se çka e karakterizoi javën e parë të edicionit të ri të NBA. Natyrisht, këtë do ta mësojmë nga tregimi i përgatitur nga specialisti ynë i NBA në ASIST , Engjell Berbatovci

   

Fundi i ASISTIT 506 sjell TOP 10 aksionet fantastike – kozmike – basketbollistike e javës. Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll.

 

Komentet janë të mbyllura.