Basketboll

Fitorja e Yllit bëhet kryetitull i lajmit të FIBA Europe Cup, për xhiron e tretë të fazë grupore

Prishtinë(AsistiOnline) – Fitorja e madhe në udhëtim te Brose Bambergu, ka bërë që faqja zyrtare e FIBA Europe Cup, Yllin ta bëjë kryetitull të artikullit për xhiron e tretë të fazës grupore.

Kjo historike e kampionit aktual të Kosovës, natyrisht që i ka rënë në sy edhe faqes zyrtare të garës, madje kjo e fundit i ka dhënë vëmendjen kryesore në lajm.

Dita e tretë e ndeshjeve së sezonit të rregullt të Kupës së Evropës – FIBA, ​​përfundoi me disa beteja të ngushta dhe fitore mbresëlënëse të mbushura me aksionin e së mërkurës.

Golden Eagle Ylli arriti fitoren e tyre të parë në kompeticionet evropiane në një mënyrë mahnitëse, pasi mposhti Brose Bambergun e pamposhtur deri dje, 78-81 në udhëtim në Gjermani.

Një ngulitje pas kërcimit ofanziv nga Chris Harris në 20 sekondat finale, siguroi fitoren historike për ekipin kosovar, me Rashun Davis i cili ishte ai që i dërgoi drejt fitores me 19 pikë të shoqëruara me 7 kërcime”, shkruan faqja zyrtare e FIBA Europe Cup.

Ylli momentalisht ka 2 humbje dhe 1 fitore në fazën grupore në këtë garë, gjersa duelin e radhës e zhvillon si mysafir i Galil Elionit në Izrael e më pas i pret dy skuadrat gjermane në Kosovë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.