Basketboll

Dueli i vetëm i ditës në ”Karagaç”-in e nxehtë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot nis me ndeshje xhiro e 11-të e elitës së basketbollit kosovar.

Dueli i vetëm i ditës së parë, zhvillohet në palestrën e nxehtë ”Karagaç” në Pejë.

Skuadra verdhezi e Pejës luan ndaj Vëllaznimit, dy skuadra që sivjet po tregojnë lojëra fenomenale e sidomos Peja që ka vetëm një disfatë.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe do të transmetohet direkt në KSport1 e vlefshme për të gjitha platformat vendore.

Si zakonisht, më të rejat para ndeshjes, rezultatin çerek pas çereku, por edhe raportet finale të dueleve, mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.