Basketboll

(VIDEO LAJM – KOMPLET)     ASISTI 510 SUPER I PASUR

Pezullimi i Ligës Unike(Meshkuj) dhe analiza e xhiros fantastike me Dardan Berishën; Intervista ekskluzive me Edon Maxhunin; Starti i Ligës së Veteranëve dhe për rikthimin e tij si kryetar dhe debutimin e Sigal Prishtinës në ENBL flet Blerand Stavileci

ASISTI 510 rikujton themelimin historik të Ligës Unike me 10 Shtator 2020 me tregimin special dhe më pas e komenton vendimin mbi Pezullimin e garës, së bashku me mysafirin special : DARDAN BERISHËN, kapitenin e Sigal Prishtinës dhe basketbollistin më të mirë të Kosovës të gjitha kohëve. Dardani që u shpall kampion i Ligës Unike me Pejën dhe MVP i finales ekskluzivisht në ASIST e komenton lajmin e keq.

Patjetër duhet theksuar se në këtë ASIST 510 është dashur të jetë edhe ERJON KASTRATI i cili u shpall kampion me Golden Eagle Yllin në edicionin e parë historik dhe MVP i finales, si dhe fitues i Kupës Mbarëkombëtare dhe MVP i kësaj gare me Trepçën, muajin e kaluar mirëpo për shkak të lëndimit të cilin e pësoi në kokë, përsëri u desh që ta qep lëndimin dhe t’i nënshtrohet qepjes dhe trajtimit mjekësor.

 

Xhiro 11 e Prince Caffe Superligës solli tri ndeshje fantastike: Vëllaznimi befasoi Pejën në Karagaq në një përballje fenomenale, Sigal Prishtina dhe Trepça zhvilluan El Clasicon e basketbollit kosovar që shkoi në dy vazhdime dhe ishte një prej ndeshjeve më të bukura mes këtyre dy skuadrave pas një kohe shumë të gjatë kurse Rahoveci ndërpreu serinë prej 9 humbjeve rresht duke e mposhtur Bashkimin. Në vazhdim ASISTIONLINE ju sjell këto kënaqësi basketbolli dhe tri ndeshjet e mrekullueshme të këtij vikendi

 

Në vazhdim me Dardanin analizojmë super ndeshjen Sigal Prishtina – Trepça dhe dy duelet tjera fantastike por edhe flasim për kualitetin e Superligës sivjet dhe debutimin e prishtinasve në ENBL – Europe North Basketboll League.

Pas bisedës me basketbollistin kosovar më të mirë të gjitha kohëve, ju sjellim Pesëshen dhe MVP-in e Javës në ASIST.

 

Bashkimi ishte skuadra e vetme kosovare që javën e kaluar zhvilloi ndeshje në Delasport Balkan League. Të enjten e kaluar në Sezai Surroi, Bashkimi priti skuadrën e fuqishme ukrainase, Budivelnyk nga Kievi.

 

Superliga e Femrave vikendin që shkoi zhvilloi xhiron e gjashtë dhe solli derbin Penza – Bashkimi kurse  Arbnore Përquku shkëlqeu duke realizuar edhe një triple double

 

Blloku special dhe i dashur për të gjithë ne Shqiptarët në Botë sjell performansat e lojtarëve tanë për kombëtaret e tyre përkatëse në kualifikime për FIBA Botërorin 2023 kurse në fund vjen INTERVISTA EKSKLUZIVE me Edon Maxhunin

 

Edhe një mysafir special në ASIST 510, Blerand Stavileci i rikthyeri në postin e kryetarit të Sigal Prishtinës. Gjatë mandatit të parë të tij , bardh e kaltrit përjetuan një prej epokave më të trofeshme të klubit .

Pse vendosi të rikthehet në krye të Sigal Prishtinës? Çka thotë për debutimin e prishtinasve në Europe North Basketboll League – ENBL dhe sa është e rëndësishme kjo garë? Cila do të jetë filozofia e re e klubit? Çfarë po ndodh me transferimin e paralajmëruar të Erving Walker? Gjitha këto dhe shumë më tepër në videon më poshtë

 

Të dielën në Therandë filloi Liga e Veteranëve të Basketbollit. Pas shumë kohëve, ish basketbollistët u takuan për t’i kujtuar ditët e dikurshme dhe për t’u shoqëruar. Në edicionin e parë të Kampionatit për Veteranë po marrin pjesë Prishtina, Peja, Trepça, Bashkimi, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi. Tregimin shumë të veçantë na sjell Ulpiana Emra e cila të dielën ishte në Therandë dhe gjithashtu u shoqërua me  yjet e dikurshme të basketbollit kosovar.

 

Krejt në fund ASISTIN 510 e përmbyllim me TOP 10 aksionet fantastike të javës së kaluar.

Adhurues të basketbollit , kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

 Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll.

 

Komentet janë të mbyllura.