Basketboll

Sonte derbi kosovar në Ligën Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi kosovar do të shohim sot në Ligën Ballkanike.

Bëhet fjalë për duelin mes Pejës dhe Bashkimi, dy ekipe këto që sa herë ballafaqohen mes vete dhurojnë ndeshje shumë interesante për publikun.

Në Ligën Ballkanike, Peja deri tani ka 1 fitore nga 1 duel i zhvilluar, gjersa Bashkimi ka pësuar 2 disfata nga 2 ndeshje të luajtura dhe e ka me patjetër fitoren, por që do të jetë tejet e vështirë.

Sfida fillon nga ora 20:15 dhe transmetohet direkt në RTK, si dhe në You Tube.

Për çdo risi para ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final nga ndeshja, si zakonisht mund të informoheni te vendi – AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.