Basketboll

Sot super-finalja e Superkupës, Prishtina dhe Trepça premtojnë spektakël

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme zhvillohet finalja e madhe e Superkupës së Kosovës në konkurencën seniore të meshkujve.

Në këtë super-sfidë që pritet të jetë e zjarrtë sikurse në parket ashtu edhe në tribuna, do të ndeshen Sigal Prishtina dhe Trepça, dy prej ekipeve që gëzojnë një prej rivaliteteve më të mëdha në basketbollin e Kosovës.

Sa herë që përballen dy ekipet në fjalë, krijohet gjithmonë spektakël, padyshim që njejtë pritet edhe sonte, mos më shumë… e sigurisht që kjo do të jetë natë fatlume për publikun e pranishëm në sallë, por edhe për ata që e ndjekin në Sport1 e Klan Kosova.

Në duelet direkte sivjet, të dyja ekipet kanë nga 1 fitore, Trepça fitoi në ”Minatori” 80-75 e Prishtina fitoi në ”Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” 76-73.

Kjo super-finale starton nga ora 17:00 dhe transmetim direkt në Sport1 e KLAN KOSOVA, në të gjitha platformat televizive vendore etj.

Për çdo risi para, gjatë dhe pas ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku, por edhe rezultatin minutë pas minuti i gjeni në postin e ndeshjes në Facebook – AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/ 

 

 

Komentet janë të mbyllura.