Basketboll

(VIDEO LAJM – PJESA 3) ASISTI 513: SHQIPTARËT NË BOTË, BASKETBOLLI I FEMRAVE DHE TOP AKSIONET E SUPERKUPËS

Pjesa e tretë e ASISTIT i dedikohet basketbollit të femrave. Liga Unike zhvilloi xhiron e tretë. Në Kosovë u zhvilluan dy ndeshje dramatike: Penza – Bashkimi dhe Prishtina – Partizanis ndërsa në Tiranë, kryeqytetaset e Tiranës priten Vlonjatet e Flamurtarit.

 

Edhe Superliga e femrave të Kosovës solli një derbi interesant. Vetëm 72 orë pas derbit në Ligën Unike kundër Bashkimit , basketbollistet e Penzës në Karagaq pritën rivalet prishtinase , në derbin e xhiros 9

 

Blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë në ASIST kësaj here sjell tregimin mbi performansën e mirë të Edon Maxhunit kurse Kenan Spahiu me Pinar Karsiyakasan dhe Ergjan Osmani vazhduan sukseset në elitën turke.

 

Krejt në fund ASISTIN 513 e përmbyllim me TOP 10 aksionet fantastike të Superkupës së Kosovës 2022

Adhurues të basketbollit , kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

 Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

 

Komentet janë të mbyllura.