Basketboll

ASISTI 514 SONTE: RIKTHIMI I SUPERLIGËS, DORËHEQJET E KRYETRAJNERËVE VENDOR DHE EDONI MVP NË FIBA EUROPE CUP

Gjatë javës që lamë pas u kthye aksioni i elitës së basketbolli kosovar me derbin e mbetur të xhiros 10, Golden Eagle Ylli – Peja si dhe duelet e xhiros 14 e cila njëherësh shënoi fundin e ciklit të dytë. Peja e cila të shtunën mposhti Rahovecin në Mizahir Isma shënoi fitoren e 11 dhe me vetëm 3 humbje shpallet kampione vjeshtore e ndjekur nga Sigal Prishtina që po ashtu të shtunën, në Sezai Surroi mposhti Ponte Prizrenin dhe vjeshtën e përfundoi në vendin e dytë të tabelës së Prince Caffe Superligës.

Pas këtyre dy humbjeve të së shtunës kryetrajnerët e vetëm vendor në  Superligë dhanë dorëheqje, Arbnor Rifati i Prizrenit dhe Muhamed  Mujo Thaqi i Rahovecit. E diela solli edhe një përballje dramatike në Prizren, kësaj here Bashkimi ishte nikoqir i Golden Eagle Yllit dhe ndeshja shkoi në vazhdime kurse në Minatori Trepça iu kthye fitoreve duke mposhtur Vëllaznimin.

Gjitha këto raporte, analiza dhe shpalljen e Pesëshes dhe MVP-së së Javës do të mund t’i shikoni në ASISTIN 514

Blloku i basketbollit të femrave këtë javë sjell aksion të dyfishtë, atë të Ligës Unike dhe Superligës së Kosovës. Përderisa Liga Unike për Femra zhvilloj ndeshjet e xhiros 4 në kuadër të së cilës në Kosovë u zhvilluan dy ndeshje dhe mysafire ishin dy skuadrat tiranase, ato të Partizanit që shkuan në konak te Bashkimi në Prizren dhe vashat e Tiranës që u pritën nga Penza në Karagaq , vlonjatet e Flamurtarit ishin nikoqire të Prishtinës. Veçori e kësaj xhiroje ishte se pati ndeshje të ngushta dhe me finish dramatik, sidomos në Prizren dhe Vlorë.

Blloku Shqiptarë në Botë në Asist këtë javë flet për suksesin e jashtëzakonshëm të Edon maxhunit i cili u shpall MVI i Javë në FIBA Europe Cup pas shfaqjes së mrekullueshme me ekipin e tij Creilsheim Merlins kundër ish skuadrës së tij Den Bosch Heroes. Ndërkohë, në elitën turke Kenan Spahiu dhe Ergjan Osmani u ndeshën njëri kundër tjetrit. Se kush triumfoi dhe si, do ta mësoni sonte në ASIST.

 

Fluturimin basketbollistik nëpër parketet ndërkomëtare do ta vazhdojmë duke shkuar përtej Oqeanit Atlantikë në NBA prej nga Artmotion, të dielën e ardhshme ju sjell dhuratën e fundvitit dhe super-maratonën e Ditës së Krishlindjeve në NBA me hiq më pak se 5 ndeshje rresht.

Kush me kë do të takohen në këtë ditë speciale? Kush u shpall MVP i Javës në Lindje e Perendim? Çka  ka të re në NBA?

Këtë do ta mësoni sonte në ASISTIN 514 të cilin e mbyllim me top 10 aksionet e javës duke filluar nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova në Klan Kosova.   

 

Komentet janë të mbyllura.