Basketboll
photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina finalisti i dytë i Kupës së Kosovës te femrat

Prishtinë(AsistiOnline) – Eshtë mësuar edhe skuadra e dytë finaliste e Kupës së Kosovës në konkurencën e femrave.

KBF Prishtina e ka mposhtur Penzën në duelin gjysmëfinal me rezultat 78-67, për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

Dy amerikanet, Adrienne Godbold me 20 pikë e Hilaire Kaela me 16, si dhe Agnesa Rrahmani me 11 sosh, ishin treshja që realizoi pikë dyshifrore te Prishtina sonte.

Te Penza s’mjaftuan për fitore, Saranda Daci me 20 pikë e Jennings Chelseanicole me 15 sosh.

Në finalen e madhe të së dielës takohen, Bashkimi dhe Prishtina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.