Basketboll

Bashkimi dhe Trepça sot kërkojnë fitoren në derbin e ditës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet dueli i radhës nga xhiro e 23-të e Superligës së Kosovës.

Në fakt, kjo ndeshje cilësohet si një nga derbit e xhiros, pasi takohen dy rivalët e vjetër, Bashkimi dhe Trepça, që sa herë takohen zhvillojnë duele të forta.

Deri tani, prizrenasit kanë dhjetë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit 13 fitore e nëntë humbje, ku në duelet direkte sivjet, Trepça ka dy fitore e Bashkimi e ka mposhtur thellë Trepçën në sfidën e fundit.

Super-dueli fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në (Art)Sport1 dhe Klan Kosova në të gjitha platformat televizive vendore.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.