Basketboll

Pesëshja më e mirë dhe MVP nga xhiro 26-të e Superligës së Kosovës

1.THOMAS (PEJ), 2.BLACKSTONE (RAH), 3.ARTIS (TRE), 4.WALDOW (PEJ), 5. ZENELAJ (PPZ).

  1. Plejmejkeri i javës së 26-të në Prince Caffe Superligë, shpallet Larry Thomas i Pejës që i udhëheqi verdh e zinjët drejt fitores në derbi kundër Trepçës. Thomas ndeshjen e mbylli me double double prej 10 pikëve e 10 kërcimeve, ndërsa i shpërndau edhe 5 asistime, duke u notuar me indeks prej +17 më të lartin për një pllejmejker këtë javë.
  2. Në pozitën e fundorit, vjen Gary Blackston i Rahovecit i cili pavarësisht humbjes pati performancë fantastike dhe ishte afër shifrave magjike triple double. Blackston ndeshjen e mbylli ndeshjen me 16 pikë, 10 kërcime, gjersa i shpërndau edhe 7 topa për bashkëlojtarët e tij, duke e vjedhur edhe një top, ndërsa për këtë performancë u vlerësua me indeksin prej +24 me ç’rast shpallet fundori më i mirë në xhiron e 26-të.
  3. Pozitën e alosë për këtë javë e zë, Jamel Artis i Trepçës, që shkëlqeu në derbi kundër Pejës, megjithatë performanca e tij ishte e pamjaftushme për fitore. Artis ndeshjen e mbylli me 19 pikë, ku pati saktësi 50% nga vija për tre duke i qëlluar 3 nga 6 tentime ndërsa një kërcim i mungoi për dobule dobule, pasi i mori edhe 9 kërcime. Shifrave të tij ia shtoi edhe 3 asistime dhe 2 bllokada e me këtë paraqitje të gjithëanshme mori indeksin prej +23 më të lartin në pozitën e alosë.

4. Pozita e alo-qendrës, këtë xhiro i takon Brad Waldowit të Pejës që dominoi nën-kosh në derbi. Waldow kompletoi double double prej 11 pikëve e hiq më pak se 20 kërcimeve, 11 prej të cilave i mori në sulm, duke i dhënë mundësi të dyta për realizim skuadrës së tij, ndërsa i bëri edhe 2 asistime e vodhi një top dhe e bëri edhe 1 bllokadë dhe për këtë performancë u vlerësua me indeksin prej +20.

5. Kurse, 5shen e javës e kompleton gjiganti i Ponte Prizrenit, Urim Zenelaj i cili ishte lider i skuadrës në fitoren e madhe kundër Rahovecit. Urimi luajti me double double prej 20 pikëve e 12 kërcimeve, duke i bërë edhe 4 bllokada dhe për këtë performancë u notua me indeksin prej+32.

MVP – URIM ZENELAJ (PONTE PRIZRENI)

Dilema se kush ishte MVP i javës së 26-të nuk pati aspak, pasi Urim Zenelaj ishte fenomenal dhe larg më i miri. Zenelaj që kompletoi double double, i realizoi 20 pikë duke pasur saktësi fenomenale nga loja ku i qëlloi 9 nga 10 tentimet, ndërsa i mori edhe 12 kërcime, 8 prej tyre në sulm. Zenelaj që i qëlloi edhe dy gjuajtje të lira nga aq sa i tentoi edhe në mbrojtje ishte i pakalueshëm duke i shpërndarë edhe 4 bllokada. Gjitha këto shifra gjigantit prizrenas i dhanë indeksin prej +32 si dhe epitetin e MVP-së së xhiros së 26 në ASIST.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.